Francë, gjobitet, drejtonte makinën e mbuluar

23/04/2010 14:05

Gjobitet me 22 euro pasi qarkullonte në publik në kushte jo të përshtatshme.

Kështu i ka ndodhur një 31-vjecareje në Francë, e cila u gjobit nga policia rrugore se po drejtonte një automjet me vellon islamike që lë të zbuluar vetëm sytë (niqab).

Gruaja, një shtetase franceze, e cila mbante mbulesën prej 9 vjetësh u bllokua nga policët, të cilët i kërkuan dokumentat e identifikimit, si dhe t’u tregonte fytyrën.

“I thashë që nuk mund ta zbuloja fytyrën dhe se ky ishte një diskriminim i hapur që bëhej ndaj meje”, u shpreh 31-vjecarja.

Sipas agjentit të policisë gruaja u gjobit pasi kishte kufizim të mundësisë vizive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA