Europë, studim 30 vjecar për efektet e celularëve

23/04/2010 17:05

Nis projekti afatgjatë europian që do studiojë deri në detaje efektet e celularit në shëndetin e njerëzve.

“Misioni Cosmos” quhet projekti i iniciuar nga koordinatori i kolegjit të Londrës, Paul Elliott. Ky studim që do analizojë deri në detaje efektet e celularit, do përfundojë pas 20-30 vjetësh dhe në të do marrin pjesë 250 mijë njerëz nga Suedia, Britania e Madhe, Finlanda, Holanda e Danimarka.

Rezultatet e para do publikohen vetëm pas 5 vjetësh, por në fund të studimit, shkencëtarët do jenë në gjendje të thonë me bindje të plotë nëse celulari e dëmton apo jo shëndetin e njeriut. Për herë të parë do vëzhgohen me kujdes persona duke folur me telefon në kohë reale dhe në fund do analizohen pasojat. Ky studim nuk do përqëndrohet vetem në tumorin e trurit por edhe në sëmundje të tjera.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA