Dëshmitarët: Ushtria transportoi predhat per Delijorgjin

23/04/2010 16:15

Në seancën e radhës të procesit ‘Gërdeci’, Prokuroria ka vijuar me dëshmitarët, të cilët deponuan për shkeljet financiare.

Ish-shefja e Financës së Komandës së Forcave të Bashkuara tha se kishte firmosur për marrjen e dietave të punonjësve dhe shoferëve të cilët ishin marrë me transportimin drejt Gërdecit të armatimeve dhe municioneve.

Ajo u shpreh në proces se paratë nuk u dhane asnjehere nga Ministria e Mbrojtjes. Ndersa oficeri pergjegjes per Karburantet ne kete Komande shpjegoi, se ai kishte firmosur urdhra per furnizimin me karburant te automjeteve qe transportonin municionet nga depot drejt Gerdecit. Edhe kjo sasi karburanti nuk u kthye asnjehere ne vlefte monetare per ushtrine shqiptare.

Ndersa ne deshmine e trete u paraqit kolonel Baki Bala, nje prej deshmitareve qe mendohej se do te ishte i rendesishem per procesin, duke qene se ishte edhe ne pozicionin e zevendesit te njerit prej gjeneraleve te pandehur, Shpetim Spahiut.

Kolonel Bala nuk pranoi te kishte dijeni per asnje nga veprimet e kryera ne Gerdec, per shkak te trajnimeve te njepasnjehshme dhe te ndodhjes jashte Shqiperise ne kohen e kryerjes se procedurave per ngritjen e punishtes ne Gerdec. Koloneli me nje detyre te rendesishme ne Ushtrine Shqiptare nuk u pyet nga asnje prej paleve ne proces, pervec prokurorise qe e kishte thirrur te deshmonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA