Defekti në ujësjellës, Tirana pa ujë

23/04/2010 23:05

Një avari e rëndë ka bërë që 60 përqind e kryeqytetit të vuajë për ujë.

Defekti do të zgjasë deri në riparimin e valvulave të ujësjellësit të kryeqytetit të cilat kanë pësuar dëmtime gjatë një ndërhyrjeje rutine.

Drejtori i ujësjellësit Sait Dollapi foli për zonat që aktualisht është e pamundur të furnizohen me ujë.
 
“Rruga tek Selvia, Qendra e Tiranës, Siri Kodra, Kinostudio, një pjesë e Laprakës do të jenë zonat e prekura nga avaria. Pjesët kryesore të Tiranës do të furnizohen me ujë”, tha zoti Dollapi.

Kjo avari ka ndodhur në orët e pasdites, ndërkohë që Dollapi shpjegoi se do të punohet gjatë orëve të natës për normalizimin e situatës.

“Mosfunksionimi i valvulave të avarisë janë paisje që kanë mbi 15 ditë që janë vendosur dhe ne po bëjmë riparimin e tyre. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në një situatë normale”, tha Dollapi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA