Berisha: Brenda tre vitesh, internet në cdo familje

23/04/2010 16:50

Kryeministri Sali Berisha thirri sot një forum të gjerë, të shkëmbimit të mendimeve dhe propozimeve, me komunitetin e biznesit në fushën e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit dhe përfaqësues të universiteteve, në kuadër të nismës së qeverisë “Shqipëria dixhitale”.

Objektivi kryesor qe shpalli kryeministri ishte se ne tre vitet e ardhshme Shqiperia duhet te kape mesataren e Bashkimit Europian ne shtrirjen e teknologjise se Informacionit. Duke permendur rritjen gati te 10-te fishte te perdorimit te internetit, Kryeministri Berisha tha se do te aplikohen  të gjitha mjetet, në mënyrë që, ne tre vitet e ardhshme, çdo familje shqiptare të marrë internet me bandë të gjerë, cka teknologjite moderne e lejojne plotesisht.

Kryeministri Berisha permendi edhe premtimin elektoral per te pajisur cdo te ri me kompjuter te levizshem, ‘Lap Top’. “Ky është një premtim që do të mbahet dhe po shqyrtohen menyrat sesi do te konkretizohet”-tha kryeministri Berisha. Ai permendi edhe edukimim e qytetareve per perdorimin masiv te internetit, ne menyre qe te behen te arritshme sherbimet elektronike, si ne shume vende te botes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA