Banorët e Gruemirës kërkojnë dëmshpërblim për tokat

23/04/2010 15:20

Banorët e komunës së Gruemirës kanë bllokuar për 30 minuta rrugën Shkodër – Hani i Hotit.

Ata protestuan për të kërkuar tapitë e tokës sipas ligjit 7501. Mungesa e tapive i ka lënë banorët pa asnjë dëmshpërblim pas kalimit të rrugës së re. Banorët u mbështetën në këtë protestë nga deputetët socialistë Astrit Beci dhe Ilir Beqja.

Banorët ankohen për mungesën e tapive, por edhe për ndarje të padrejtë të tokës. Kjo ishte një protestë nga ato që partia socialiste ka organizuar apo ka mbështetur gjatë këtyre ditëve në mbarë vendin, deri në ditën e protestës së madhe të lajmëruar për 30 prill në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA