Ëndërrat përforcojnë kujtimet
23/04/2010 15:35
Ëndërrat mund të ndihmojnë memorien: është zbuluar se ëndrrat janë të lidhura me proçesin e memorizimit të informacioneve që shfaqen në gjumë.
Gjithashtu, marrja e një të dhëne konsolidohet më mirë nëse shfaqet kur ëndërrojmë.
Zbulimi është bërë nga ekipi i BIDMC të Bostonit.
Eksperimenti është kryer mbi 99 persona dhe është parë se pas një gjumi, performanca në një lojë kompjuterike që bazohet mbi memorien, përmirësohet 10 herë, nëse gjatë gjumit ëndërrohet për lojën.
Top Channel