Ambasadori, Maqedonia beson në pranimin e Tiranës

23/04/2010 20:05

Maqedonia nuk ka ndërmend të terheqë kaditaturën e ambasadorit të ri në Tiranë.

Megjithëse presidenti shqiptar ka vonuar miratimin e emrit te diplomatit të ri, homologu i tij maqedonas nuk ka dashur të japë një prononcim rreth kesaj cështje. Megjthatë Ministria e Jashtme e vendit fqinj nuk mendon se Tirana do të refuzojë emrin e ri, i cili ka sjellë pakënaqësi edhe brenda qeverisë së Shkupit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shkupit, Peter Culev tha se pritet shume shpejt që autoritetet shqiptare të jepin miratimin për emrin e propozuar.Presidenti Gjeorgje Ivanov nuk ka bere asnjë koment në lidhje me këtë cështje.  

Top Channel