Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
YouTube ka bllokuar të gjitha videot “parodi” te filmit të vitit 2004 “Der Untergang” ku flitet për kapitullimin e Rajhut të Tretë dhe Gjermanisë naziste.
Pjesa më e lakuar e filmit është ajo ku Hitleri reagon ashpër ndaj gjeneralëve të tij për disfatat e ushtrisë në terren. Kjo pjesë është titruar ose përkthyer nga shumë persona, të cilët e kanë përshtatur me një ngjarje politike, sociale, apo artistike të vendit ku jetojnë.
Sistemi i filtrimit të YouTube i gjuan dhe i pastron këto video, duke mos lënë asnjë prej tyre në faqen më të madhe të videove online edhe pse ato janë të ligjshme. Regjisori i filmit Oliver Hirschbiegel tha në një intervistë për “New York Magazine” se këto parodi janë të lezetshme, madje edhe vetë atij i dërgojnë shpesh herë linkun me versione të ndryshme.
“Mendoj se kam pare rreth 145 prej tyre. Në shumicën e rasteve janë shumë gazmore dhe unë kam qeshur gjatë. Kam qeshur me skenat që i kam xhiruar vetë”, u shpreh regjisori gjerman në janar të këtij viti.
Top Channel