Topi dekreton faljen për 367 të dënuar

22/04/2010 11:25

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar faljen për 367 shtetas të dënuar.

Personat e falur janë nga qytete të ndryshme dhe disa prej tyre dalin nga qelitë menjëherë, ndërsa pjesës tjetër u falen vite nga dënimi i mbetur.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 “Për faljen”, të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993 “Për disa ndryshime në ligje”, me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera”, thuhet në njoftimin në faqen e Presidencës, shoqëruar edhe me listën e gjatë të shtetasve.

Dekreti i presidentit hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA