Tiranë, digjet një magazinë, dëme materiale

22/04/2010 11:00

Flakët kanë përfshirë një magazinë në periferi të Tiranës, duke shkaktuar dëme materiale.

Zjarri ka rënë tek ish-pularia në Shkozë, ndërkohë që në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia.

Nga flakët janë djegur disa makina pune, ndërkohë që nuk ka asnjë person të plagosur. Kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e ngjarjes, ndërsa vlera e dëmeve duket se është e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA