Tiger-Elin, divorci merr rrugë
22/04/2010 19:20
Nuk ka zgjatur shumë ribashkimi i Tiger Woods me bashkëshorten Elin pas skandalit seksual që tronditi themelet e familjes së tij por edhe karrierën e golfistit më të njohur në botë.
Elin Nordergen ka blerë një shtëpi në vendlindjen e saj Suedi dhe ajo është nisur për në Stokholm. E zhgënjyer nga bashkëshorti, Elin mori fëmijët duke u nisur për disa pushime të gjata. Sipas revistës “Us Magazine”, ata do qëndrojnë në Suedi gjatë gjithë muajve të verës.
Miq të familjes bëjnë me dije se cifti po punon për detajet e divorcit pas 5 viteve martesë. Tiger ka preferuar që bashkëshortja të qëndrojë në SHBA në mënyrë që ai të shikojë më shpesh fëmijët, ndërsa ajo nuk e ka dëgjuar.
Top Channel