
Në spitalin “Vall D’Hebron” të Barcelonës ka ndodhur një mrekulli pas 22 orëve operacion ku morën pjesë 30 specialistë të ndryshem.
Në datën 20 mars u krye me sukses transplanti i parë total i fytyrës në botë. Pacienti i ri i operacionit delikat ishte dëmtuar në fytrë pas një aksidenti me makinë dhe merrte fryme me shumë vështirësi. Ai gjithashtu nuk fliste.
“Shumë shpejt edhe mund të nisë të qeshë”, shprehen mjekët. Në operacionin 22 orësh është ndryshuar hunda, të gjithë dhëmbët, buzët, balli, muskujt e fytyrës, faqet dhe disa pjesë të tjera të fytyrës. Gjatë operacionit janë përdorur pjesët e fytyrës së një donatori.
Familjarët e fjalit thonë se ka gjëra të përbashkëta mes kësaj fytyre dhe të parës. Ndërkohë, i riu ka parë fytyrën e re pas transplantit dhe ai është shprehur i qetë dhe i kënaqur.
Top Channel