Në e-Bay mund të shesësh dhe të blesh gjithçka. Të paktën ky është shembulli që ka dhënë shtetësja amerikane Dafne Fletçer e cila shiti në website “fshatin e saj”. Uaukonda, një fshat i vogël në shtetin e Uashingtonit u shit në e-Bay për 360 mijë dollarë.

“Përse të blesh një shtëpi kur mund të kesh një fshat tendin?!”. Kjo ishte motoja e cila shoqëronte ankandin në e-Bay për “fshatin në shitje” vendosur prej Dafne Fletçer. Sloganit të Fletçer iu përgjigj Medi Nil Love.

Fletçer e vetmja rezidente në Uaukonda vendosi dhënien e “fshatit të saj” për personin që ofronte më shumë. Zona e shitur është e kompletuar me shpërndarës karburantesh, restorante e dyqane madje ka edhe një kod postar të sajin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA