
" /> ">
Në pritje të rikthimit të “Sex and the City” janë krijuar katër koktaile të vecanta me bazë shampanjën, frymëzuar nga personazhet e famshme protagoniste në film.
Fansat e cmendur pas Carrie-t, Miranda-s, Charlotte-s e Samantha-s mund të ngrenë dolli me këto pije trendy për pranverën 2010.
Koktailet ,që do të gjenden në lokalet më ‘cool’ të botës, do të quhen: ‘Fashionista’, ‘Socialite’, ‘Player’ e ‘Bombshell’.
I pari, ‘The Fashionista’ është koktaili që përcjell joshjen dhe romanticizmin që ka në përbërje edhe lëng shege, bashkë me një petal trëndafili.
‘The Socialite’, është i destinuar për të qenë klasik, elegant, i ëmbël me shije lule sambuco-je dhe kallam sheqeri.
‘The Player’ është një kombinim i agrumeve dhe xhenxhefilit dhe njëkohësisht përcjell një shije shumë sensuale.
‘The Bombshell’ duke qenë se i përket Samantha-s është një ekploziv i vërtetë. Ka një shije qershie dhe mandarine të ëmbël.
Top Channel