Policia shqiptare do të fillojë menjëherë sekuestrimet e pronave të shtetasve shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik droge.
Pas një takimi me kreun e prokurorisë së Leces, drejtori i Policisë Shqiptare deklaroi se, është gati platforma për goditjen, pasi janë ngritur sektorët në cdo qark dhe paralajmëroi nisjen e veprimeve për sekuestro, sipas Ligjit Antimafia.
Ndersa kreu i prokurorise së Leces, Cataldo Motta u shpreh, se aspekti më me rendesi i Ligjit Antimafia, mbetet goditja e pasurive mafioze. Kjo për Motta-n për faktin se, t’i godasësh mafiozeve pasurinë është më e rendësishme se t’i burgosësh.
”Aspekti me i rëndësishëm i ligjit është goditja e pasurive mafioze, sepse kufiri i ri kontrastit të këtyre formave të reja të kriminalitet është që të godasësh organizatën te burimet pasurore. Kjo është më e rendësishëme se privimi i lirisë personale”, u shpreh Motta.
Motta ka takuar edhe ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, i cili mbështeti politikisht nisjen e veprimeve te sekuestrove ndaj mafiozeve.
“Bashkëpunimi me Italinë është i një rëndësie të vecantë në identifikimin e aseteve kriminale dhe ne konfiskimin e tyre në bazë të ligjit të ri të miratuar ne 24 janar. Policia e Shtetit disponon sot te gjitha strukturat dhe ka nisur nje numer ceshtjesh nën drejtimin e prokurorisë që shpresojmë t’i konkludojmë së shpejti me sukses”, u shpreh Basha.
Motta deklaroi se gjate kesaj vizite, grupi i hetuesve qe e shoqeronte ate, dorezoi nje leter porosi ne lidhje me te tjera arrestime dhe sekuestro ne lidhje me operacionin e fundit te koduar ‘Sunrise’ ku u arrestuan te pakten 50 persona ne kater shtete.
Top Channel