Rrugët, donatorët “sorollatin” qeverinë

22/04/2010 09:25

Në vitin 2006 u lançua me të madhe nga qeveria projekti i ndërtimit të 1500 kilometrave rrugë rurale, kurse në 2008-n nisën hapat e para për zbatimin e tij.

Kur kanë kaluar rreth tre vjet nga nisja e negociatave, qeveria shqiptare ka arritur të sigurojë vetëm 10 për qind të fondeve.

Deklaratat e Kryeministrit se fondet do të na i jepte Banka Botërore rezultojnë deri tani vetëm premtime ose shpresë, pasi ecuria aktuale tregon krejt të kundërtën.

Pothuajse të gjitha shifrat e përmendura deri tani kanë qenë në kuadër të takimeve bilaterale dhe kortezie, pasi nga 400 milionë dollarë të projektit, qeveria ka mundur të sigurojë vetëm 50 milionë dollarë, falë aprovimit që bëri BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), e ratifikuar këto ditë nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.

Sa i takon fondeve të tjera, qeveria shqiptare vijon të negociojë me donatorët e tjerë, që ndryshe nga herët e kaluara, po tregohen më të matur në akordimin e kredive.

Edhe fondi i BERZH ende nuk është mbyllur plotësisht, pavarësisht miratimit nga Kuvendi, pasi palët duhet të bien dakord mbi termat e kredisë, pra masa e interesit dhe ndryshimi i tij.

“Ne kemi të drejtë, që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes me BERZH, të kërkojmë fiksimin e normës së interesit. Përpara se të ndodhë kjo, ne duhet të paraqesim një kërkesë që BERZH të na japë një normë prevalente, pastaj brenda 5 ditëve nga ardhja e informacionit nga banka, ne vendosim për fiksimin e interesit, me afat 15 vjet”, thotë drejtori i Borxhit në Ministri të Financave, Resmi Hibraj.

Pra qeveria duhet të negociojë çdo detaj të marrëveshjeve, që zgjasin me muaj të tërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA