OSSH: Spitali i Lacit, debitor prej një viti

22/04/2010 19:30

OSSH ka reaguar menjëherë pas denoncimit në TCH për ndërprerjen e energjisë elektrike në spitalin e Lacit.

Sipas OSSH, spitali i Lacit është prej një viti debitor dhe ky institucion i ka njoftuar disa herë drejtuesit e spitalit për faturën që duhet të paguanin.

Sipas njoftimit zyrtar, administrata e spitalit nuk ka reaguar e për këtë në datën 19 në mesditë është ndërprerë energjia deri në mbrëmje.

OSSH bën me dije se energjia është rilidhur për t’i lënë kohë spitalit të shlyejë borxhet. Por, ndërsa nuk ka patur sërish asnjë reagim, OSSH deklaron se në datën 21 është rindërprerë energjia dhe me pas është rilidhur për arsye urgjence.

OSSH deklaron se ka treguar gatishmëri për t’i dhënë zgjidhje situatës dhe se nuk mund të tolerojë pafundësisht injorimin për shlyerjen e detyrimeve, sikurse e kërkon cdo konsumator.

Top Channel