
Dy dekada pas tranzicionit nga komunizmi, demokracia në Shqipëri vazhdon të jetë delikate, ka probleme me gjyqësorin, mediat dhe korrupsionin.
Është ky vlerësimi që bën organizata FRIDE, me seli në Spanjë, e cila deklaron se rinumërimi i votave tregon se demokracia në Shqipëri duhet të forcohet dhe të shënojë progres për reformat.
Sipas FRIDE, aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë bien dakord në një pikë, se kriza ka bërë që reformatorët të mos largojnë vëmendjen nga situata politike.
FRIDE nënvizon se cështjet kryesore kanë të bëjnë me lirinë e mediave, e cila është kritike, lirinë e gjyqësorit dhe atë institucionale.
“Përzierja e politikës e ka bërë median më të polarizuar. Në stres është edhe pavarësia e gjyqësorit, ku është shënuar pak progres që prej vitit 2000”, thotë raporti i organizatës.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy rreziqet kryesore për demokracinë, vlerëson më tej FRIDE, duke shtuar se dështimi i gjyqësorit në këto cështje ka bërë që shumë përgjegjës të shpëtojnë pa u lagur.
Top Channel