Fotot e Bullock pa unazën e martesës, 60 mijë USD

22/04/2010 11:05

Sandra Bullock heq unazën e martesës. Aktorja e Hollywood, një muaj pas tronditjes në jetën e saj personale, për shkak të suprizës së shëmtuar, dhuratë nga bashkëshorti, ka dalë nga shtëpia me një status të ri: beqare!

“Entertainment Tonight” ka blerë për 60 mijë dollarë fotot e para të Bullock pas skandalit në jetën private. Në Kaliforni, aktorja është ‘kapur mat’ ndërsa pi një kafe në rrugë bashkë me disa miq të saj. Mban një kapele të zezë dhe në fytyrë i duket humori jo i mirë.

Ndryshe nga ajo, Jesse James nuk e ka hequr ende unazën martesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA