Brad-Angelina drejt altarit?

22/04/2010 19:50

Krizë në familjen Brangelina? Gabon rëndë kush mendon kështu pasi cifti mund të shkojë në altar, duke hedhur poshtë zerat për një krizë të mundshme, e cila mund të mos ketë ndodhur asnjëhërë mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Pas zërave për tradhëtinë e aktores dhe aktorit, bukuroshja dhe Pitt mund të vendosin unazat e martesës pasi një gjë të tillë ua kërkojnë prej kohësh fëmijët.

8 vjecari Madox është më këmbëngulësi dhe sipas “OK! Magazine”, prej 3 vjetesh ai u kërkon prindërve që të shkojnë në altar. Mesa duket edhe 3 vjecarja Shiloh e 5 vjecari Zahara bëjnë të njejtën gjë.

Top Channel