Benji, me pamje të re me efekte 3D
22/04/2010 13:00
Ka dalë Benji e re! Kështu amerikanët quajnë kartëmonedhën 100 dollarëshe që tregon fytyrën e një prej baballarëve të atdheut, Benjamin Franklin.
Bëhet fjalë për formatin me më shumë vlerë në qarkullim, një prej dy emetimeve ku nuk del një ish-president i SHBA-ve.
Tjetra është prerja 10 dollarëshe në të cilën ndodhet fytyra e Alexander Hamilton, ministri i parë i Thesarit në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Në kartë janë stampuar disa pamje të reja që fshehin pamje me efekte 3D që del përtej kartëmonedhës.
Top Channel