Arizona, fisi indigjen dëmshpërblehet nga universiteti

22/04/2010 17:55

700 mijë dollarë është shuma e fituar nga fisi tribu Havasupai që ka denoncuar një grup shkencëtarësh nga Arizona State University për vjedhje dhe ofendim.

Në vitin 1990 shkencëtarët morën disa kampionë gjaku nga fisi në fjalë për të zbardhur shkaqet e numrit të lartë të njerëzve diabetikë në këtë fis. Po rata nuk janë limituar vetëm në këtë objektiv pasi e kanë përdorur gjakun edhe për të studiuar sëmundjet mendore të tyre.

Kështu, Bordi Drejtues i University of Arizona i ka dhënë fisit 700 mijë dollarë si dëmshpërblim. Havasupai ose Havasu Baaja janë një fis prej rreth 650 anëtarësh që jetojnë në zonën e Grand Canyon të Arizonas. Ata përdorin gjuhën Havasupai që është e vetmja e gjuhë origjinale e përdorur nga indigjenët amerikanë.

Në vitet ’60 në radhët e kesaj popullsie u shfaq në masë diabeti i shkallës së dytë. Ndërkohë, në vitin 1989 një anëtar i fisit i kërkoi një antropologu nga Arizona State University të quajtur John Martyn, për të gjetur ilacin kurues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA