Turqi, skandal masiv dhunimi ndaj femrave
21/04/2010 12:45
Turqia është një nga vendet më patriarkale në Europë dhe një rast i evidentuar kohët e fundit e vërteton më së miri se në vend ekzistojnë ende probleme të mëdha sociale.
Dhjetra meshkuj kanë dhunuar një grup vajzash të moshës 14-16 vjec pa i denoncuar askush për shumë kohë. Skandali është publikuar sot në gazetën më të madhe të vendit, “Hurriyet”.
Policia ka identifikuar rreth 100 prej tyre dhe ka prangosur 17, ndërsa 25 të tjerë u ndaluan për t’u marrë në pyetje. Historia doli në shesh pasi një prej vajzave i rrëfeu gjithë tmerret mësueses së saj. Dhunimi i femrave ndodhte në qytezën Siirt ku janë të implikuar pothuajse meshkujt e të gjitha familjeve.
Top Channel