Theron- Beckham, “binjakë” në veshje
21/04/2010 14:40
Kush e di sa në siklet do jenë ndier Charlize Theron e David Beckham, dy ikona të bukurisë dhe veshjeve moderne, kur kanë parë njëri-tjetrin me të njëjtën veshje.
Futbollisti dhe aktorja u ndodhën të dy në pallatin e sportit për takimin e play off mes Los Angeles Lackers e Oklahoma City Thunder ku jo rastësisht kanë rënë në sy më shumë së VIP-at e tjerë për shkak të veshjes identike.
Shtypi anglez shkruan me nota humoristike se ata do të ishin një cift shume i bukur bashkë, pasi biondja nga Afrika e Jugut është sërish single. Por nga ana tjetër, David, përvecse i martuar është edhe shumë i zënë pasi bashkë me Victoria-n po punon për t’i plotësuar deshirën e një fëmije të katërt.
Top Channel