Socialistët, bojkot kuvendit të enjten

21/04/2010 13:45

Grupi kuvendor socialist vendosi sot që të mos marrë pjesë në seancën parlamentare të së enjtes.

Bojkoti vijon në shenjë protestë ndaj masës disiplinore të marrë ndaj deputetit Taulant Balla dhe tërheqjes së vëmendjes për deputetin Sajmir Tahiri.

Në një protestë të mëparshme deputetët socialistë theksuan se nuk do të lejojnë dhunimin e fjalës së lirë në parlament.

Po ashtu në mbledhjen e sotme deputetët diskutuan mbi axhendën e protestave që kanë nisur prej ditësh në shumë qytete e fshatra të vendit dhe do të kulmojnë me datë 30 prill në Tiranë, pasuar nga e ashtuquajtura beteje qytetare ne datën 1 Maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA