Shtyhet seanca ndaj Bares, revoltohen dëshmitarët

21/04/2010 13:40

Dëshmitarët e procesit gjyqësor në ngarkim të Aldo Bares janë revoltuar për shkak të moszhvillimit të seancës së radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Shkak për moszhvillimin e kësaj seance ka qenë mungesa e avokatit mbrojtes Vladimir Meci, për arsye shendetësore.

Dy deshmitaret e thirrur ne proces thane se nuk kishin mundesi ekonomike per te udhetuar serish nga Lushnja ne javen e ardhshme drejt Tiranes per te dhene deshmine. Njeri prej tyre, Alfred Gjyla ka kerkuar te shoqerohet nga policia per ne kryeqytet per te shmangur keshtu pagesen e udhetimit.

Drejtuesja e seances ka kerkuar qe deshmitaret te respektojne detyrimin ligjor ndaj gjykates se krimeve te renda. Ne ato pak caste qe deshmitaret kane qene ne sallen e gjyqit, i pandehuri Bare eshte perpjekur t’i sugjestionoje me batuta dhe gjeste.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA