Shkumbin, gjendet trupi i peshkatarit të mbytur
21/04/2010 14:05
Mbytet në ujërat e lumit Shkumbin 50- vjecari nga Elbasani banues në lagjen “Beqir Dardha” dhe pas 24 orë kerkimesh nga policia gjendet trupi i pajetë.
Dilaver Peqini kishte dalë për të peshkuar ditën e hënë dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Të afërmit kanë denoncuar zhdukjen e tij dhe policia ka nisur menjëherë kërkimet.
Pas 24 orë kërkimesh policia arriti të gjejë trupin e pajetë në ujërat e lumit Shkumbin, pikërisht në fshatin Byshek të Elbasanit. Me 50-vjecarin është nisur për të peshkuar edhe një mik i tij por ai eshte detyruar qe te kthehet prej kohes se keqe, duke e lene Peqinin qe te shkonte i vetem ne peshkim.
Top Channel