
Kryeministri Sali Berisha i kërkoi ministrit të Puneve Publike, Sokol Olldashi të organizojë një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit për mënyren sesi duhet të rindërtohet sheshi “Skënderbej”.(UPDATE)
Problemi i pare madhor sipas kryeministrit Berisha është trafiku në Tirane, cështje të cilën ai tha se e ka diskutuar edhe me arkitektet belgë gjatë një takimi në Bruksel.
“Projekti i ri qe perjashton sheshin nga funksioni kryesor, trafikun, do të zhysë në një kaos total qarkullimin dhe trafikun në Tiranë. Eksperimentin e parë e bëri sot zoti Rama. U krijua një bllokim i përgjithshëm, ndonëse e bëri në kundërshtim me këshillën e specialistëve më të mirë të qarkullimit rrugor. Njerëzit mbetën kohë të tërë në trafik. Trafiku duhet të jetë përparësia më e parë përndryshe u nxin jetën qytetarëve, i rrënon”, u shpreh Berisha.
Kryeministri tha se arkitektët belgë ishin të gatshëm për të rishikuar mundësine e ndryshimit të projektit, por sipas tij tani duhet bashkëpunimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Shpresoj që edhe bashkia t’i përgjigjet. Të mos bëjmë kapitale politike për asgjë. Studio është e gatshme për debat, janë të hapur për debat, e mirëpresin cështjen e debatit, sikundër duhet të them, në mënyre absolute, konkluzioni përfundimtar ishte se ndërtimi i sheshit kërkon bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve qendrore dhe vendore”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha njoftoi se gjatë vizitës në Kuvajt pak kohë më parë, ai ka kërkuar një fond shtesë për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, fond që është konfirmuar sot nga të dërguarit e Emirit të Kuvajtit në formë dhurate dhe që arrin ne 5 milion euro. Nëse do të duhen fonde shtese per zgjidhjen e cështjes së trafikut, kryeministri Berisha garantoi mbështetje financiare për Bashkinë e Tiranës.
“Duhet nje diskutim me qetesi. Sheshi mund te ndryshohet, fondet u dyfishuan dhe kjo eshte nje mirenjohje e thelle per ata qe dyfishuan fondet, dhe ne serish, po te jete nevoja, shtojme fonde, por te dale nje gje e mire. Nuk duhet ta bejme nje molle sherri sheshin. Duhet ta shnderrojme nje gje shume te vecante per qyterate e tiranes, t’u deshmojne se per sheshin nuk kursejme dhe se per sheshin jemi te gatshem te bejme me te miren”, u shpreh Berisha.
Top Channel