Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon është i gatshëm për mandatin e dytë në krye të këtij misioni.Zyrtari i lartë është në pritje të vendimit të BE-së për vazhdimin e mandatit të tij, që përfundon më 15 qershor.
“Ne nuk zhvillojmë bisedime politike, ky mision nuk është politik, por teknik. Për këtë mision kanë rënë dakord 27 vendet e BE-së, në mesin e të cilave edhe pesë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që, ne nuk merremi me statusin”, ka thënë gjenerali Kermabon.
Kermabon ka thënë se shpesh misioni eshte karakterizuar si politik dhe të vendoset në këtë sferë, megjithatë ai ka thënë se e kundërshton këtë gjë dhe përpiqet të sqarojë se ky është një mision teknik dhe do të mbetet i tillë.
Top Channel