Rrëmbyesi, i cekuilibruar mendor

21/04/2010 12:35

Eduard Rexhepi nga Patosi, autori i rrembimit të autobusit të linjës Tiranë-Sarandë vuan nga crregullime mendore.

Ky është pretendimi i familjarëve të tij në Patos të cilët janë detyruar të japin shpjegime në polici për ngjarjen ku i afërmi i tyre ishte protagonist. Disa dhjetra pasagjerë të autobusit kanë provuar tmerrin e rrembimit që u ndal vetëm pasi në autobus shperthyen flaket. Drejtuesi i mjetit ka ndjekur autobusin e tij dhe eshte perpjekur qe te heqe nga mjeti bagazhet si dhe te shuaje flaket qe nisen ne fillim nga gomat e pasme te mjetit.

Pasi autobusi mori flake rrembyesi eshte perpjekur te largohej me vrap por eshte kapur nga inspektoret e komisariatit te Mallakastres qe kishin nisur ndjekjen e mjetit sapo moren njoftimin per rrembim. Policet jane perpjekur te largojne 32-vjecarin nga njerezit e irrituar.

Për shkak të rrezikshmërise në rruge nga autobusi që po digjej policia e ka kaluar te ndaluarin ne kembe. Ai ndodhet tashme ne komisariatin e Mallakastres ne pritje te daljes ne gjykate si dhe per ekspertimin e gjendjes se tij mendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA