Radikalët islamikë kundër “South Park”

21/04/2010 21:55

“Do të përfundojnë si Theo van Gogh”. Kështu “Revolutionmuslim.com”, një faqe e radikalëve islamikë njujorkezë, ka kërcënuar autorët e kartonit satirik “South Park”, Trey Parker e Matt Stone.

Ata kanë publikuar fotot e tyre pranë asaj të regjisorit holandez i therrur në 2004-ën në Amsterdam nga një myslimanë fondamentalist.

Zemërimin e tyre e ka shkaktuar një imazh i Muhametit i shndërruar në ari, i shfaqur në serinë e fundit të kartonit të animuar.

“Ky nuk është një kërcënim, por një paralajmërim mbi realitetin që mund t’u ndodh atyre”, shkruhet në faqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA