PS protestë në Bulqizë
21/04/2010 12:00
Turi i protestave të ndërmarra nga Partia Socialiste ka vijuar ne qytetin e Bulqizës. Militantet socialiste te drejtuar nga deputetet Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi kane protestuar kunder varfërisë, papunësisë, korrupsionit, por mbi të gjitha edhe për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Bulqiza, thane deputetet socialiste ka mbetur një ndër qytetet më të varfëra të vendit edhe pse ka një pasuri të pacmuar si minerali i kromit i cili po shfrytëzohet për pasurimin e pushtetarëve dhe jo të qytetarëve të Bulqizës.
Dhe për ta kthyer atë në interesin e qytetarëve dhe familjeve të tyre, duhet që të protestojmë çdo ditë pa u ndalur.
Top Channel