Përgjaket autostrada Tiranë-Durrës

21/04/2010 22:15

Sërish aksidente me pasoja tragjike regjistrohen në rrugët shqiptare. Këtë herë përgjaket autostrada Tiranë-Durrës, ku një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë ka gjetur vdekjen pasi u përplas fatalisht prej një mjeti me targa Tirane.

Drejtuesi i motoçikletes, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka gjetur vdekjen në afërsi të Maminasit pasi u përplas nga  mjet me targa TR 1834 P.

Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë bllokuar autostradën për disa minuta pranë Maminasit, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA