Përmbytjet,KESH të dhëna për situatën

21/04/2010 09:55

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare paraqet situatën në hidrocentrale pas përmbytjeve të fundit në zonën e Shkodrës.

Nga të dhënat e fundit bëhet me dije, se në Fierzë prurjet jane 1160 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 710 metër kub ujë në sekondë.

Në hidrocentralin e Komanit prurjet kanë zbritur në 350 metër kub për sekondë, ndërkohë shkarkimet vijojnë me 1 mijë metër kub ujë në sekondë. Po ashtu prurjet në Vaun e Dejës janë ulur me 150 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 1400 metrave kub ujë në sekondë.

Zyrtarët e KESH sqarojnë se aktualisht prodhohet 29.415 milionë kilovatorë energji, ndërsa eksportohen 16 milionë kilovatorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA