Përmbytjet mbulojnë 150 ha në Kurbin

21/04/2010 20:10

Përmbytje ka patur edhe në Kurbin. Nën ujë ndodhen aktualisht rreth 150 hektarë, ndërsa 15 shtëpi në fshatin Gjormë janë izoluar tëresisht nga ujërat.

Banorët e këtij fshati kërkojnë ndihmë për të shpëtuar familjarët e tyre, por edhe bagëtinë, e cila rrezikon të mbytet.

“Kam 10 dynym tokë që është bërë për t’u prerë, ndërsa në shtëpi uji ka hyrë brenda. Me bagëtinë s’kemi ca të bëjmë”, tregon një banor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA