Përmbytjet, Basha: Situata nën kontroll

21/04/2010 18:50

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka deklaruar se situata në Shkodër, e rënduar për shkak të përmbytjeve, është nën kontroll.

Basha zhvilloi një takim në prefekturën e Shkodrës lidhur me situatën, pas të cilit ka shprehur besimin se ajo do të përmirësohet.

Basha ka saktësuar se deri tani sipërfaqja e përmbytur në qytetin verior është 1270 hektarë, por ka shtuar se janë ulur prurjet dhe shkarkimet në basenet e hidrocentraleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA