Përmbytjet, 1400 hektarë nën ujë

21/04/2010 19:55

Nga të dhënat e deritanishme të KESH mbi përmbytjet në veri-lindje të vendit, përllogaritet të jenë mbuluar nga uji rreth 1400 hektarë tokë dhe 215 shtëpi, nga të cilat 160 vetëm në fshatin Obot.

Por Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare deklaron se prurjet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit po vijnë drejt pakësimit dhe nëse vazhdohet kështu, portat do të mbyllen për pak ditë.

“Sot shkarkojmë nga kaskada e Drinit 1760 metër kub ujë për sekondë. Situata është përmirësuar edhe në prurjet e Fierzës, që janë 1050 metër kub për sekondë. Mendojmë se në dy ditët e ardhshme shkarkimet mund të ndërpriten”, ka deklaruar drejtori i KESH, Muharrem Stojku. Sipas KESH, situata hidrike në kaskadën e Drinit vazhdon të jetë nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA