Përmbytja zgjeron hartën

21/04/2010 16:45

Harta e përmbytjes në zonën e NënShkodrës është e zgjeruar me rreth 220 hektarë tokë, ndërkohë që dhjetra shtëpi raportohen të përmbytura dhe qindra të tjera janë në prezencë uji.

Situata me problematike vazhdon të jetë në zonen e Obotit, Berdices dhe Dajcit ku uji përvec rrugeve qe ka bllokuar ne disa zona, ka shkaterruar te mbjellat dhe ushqimin per bagetite.

Ne mbledhjen e Shtabit te Emergjences Civile ne prefekturen e Shkodrës kryetaret e komunave kerkuan ndihme.

Ndërkohë në terren janë dhe forcat e ushtrisë dhe policisë qe qëndrojnë në gadishmëri për evakuimin e banorëve

Nje problem serioz per momentin qe rezultoi gjate kesaj mbledhje ishte fakti qe Drejtoria e Kullimit ne mungese te fondeve dhe mjeteve ka te pamundur ndërhyrjen ne thellimin e kanaleve kulluese.

Top Channel