Mjedisi, qeveria: Task forcë për pastrimin

21/04/2010 20:25

Një raport i Ministrisë së Mjedisit, i publikuar në mbledhjen e qeverisë nga kryeministri Berisha, e vlerëson në nivel të jashtëzakonshëm dhe të papranueshëm gjëndjen e ndotjes në vend, vecanërisht në zonat turistike.

Për të ndryshuar situatën në prag të sezonit turistik e në vazhdim, parashikohet ngritja e një task force.

“Kërkohet ndërhyrje emergjente për të pastruar me shpejtësi të gjtihe zonen turistike. Ministri Mediu ka sjellë një raport të detajuar. Gjendja nuk nderon autoritetet vendore të këtye zonave, që kanë detyrë kryesore mirëmbajtjen e tyre. Por, nuk mund të rrimë të bëjmë debat me ta, por së bashku me ta do të angazhohemi të pastrojmë zonat. Jo vetem plazhet, por të pastrojmë Shqipërinë nga cdo hedhurinë automjeti”, ka deklaruar Berisha.

Me këtë të fundit, kryeministri Berisha ka parasysh varrezat e makinave që gjënden buzë rrugëve nacionale.

Për to, brenda pak kohësh do të përcaktohet një pikë e vetme grumbullimi, si dhe sanksione për ata që lënë automjetet e prishura në rrugë, të cilat shiten për pjesë këmbimi.

Ndërsa në një kohë më të vonshme, qeveria do të konsiderojë të nxjerrë nga tregu qeset plastike, për t’i zëvendësuar ato me qeset e letrave, të cilat dekompozohen shumë shpejt dhe nuk ndikojnë në cilësinë e mjedisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA