" /> ">
Pritja e gjatë ka mbaruar për këngëtaren australiane Kylie Minogue e cila do publikojë në 28 qershor këngën e saj të re “All The Lovers”.
Kënga që synon të pushtojë majat e klasifikimeve verore do paraprijë daljen e albumit “Aphrodite” në 6 korrik. Në qëndër të albumit do jetë bukuria, dashuria, sensualiteti dhe ky është një rikthim pas për Minogue, e cila rindjek gjurmët e muzikës dance. “All The Lovers” është kënga e fundit e shkruar në albumin e ri, por këngëtarja thekson se e dinte që do përfaqësonte gjithë albumin.
“Eshtë një këngë që të ngjeth mishin. Jam kurioze të mësoj si do reagojnë njerëzit ndaj kësaj kënge”, thekson bukuroshja austraiane. Disa nga autorët e teksteve të këngëve jane, Stuart Price, Calvin Harris, Jake Shears, Nerina Pallot dhe Tim Rice-Oxley. Minogue ka shitur mbi 60 milionë disqe në gjithë botën dhe konsiderohet si një nga artistet më të talentuara të momentit. “Aphrodite” është albumi i 11-të i këngëtares australiane.
Top Channel