Lezhë, zgjerohet harta e zonave të përmbytura
21/04/2010 13:30
Për shkak të reshjeve të dy ditëve të fundit është krijuar edhe një hartë e konsiderueshme zonash të përmbytura edhe në qarkun e Lezhës.
Në qytetin e Shëngjinit janë rreth 20 banesa që rrezikohen nga uji. Në komunën Balldre,1200 ha tokë jane nën ujë në zonën e Ish- Kënetës së Torovicës dhe pjesërisht në fshatin Balldre i Vjetër.
Në komunën Blinisht 150 hektarë janë nën ujë. Në fshatin Prosek të rrethit Mirditë janë dy banesa të shtetasve që rrezikohen nga rrëshqitjet e tokës, pasi u është afruar rreth 4 metra.
Top Channel