Leona Lewis: Fama ka edhe anë të këqija

21/04/2010 18:10

Leona Lewis ka deklaruar se të qenit e famshme ka anën e saj të errët: qendrimi larg të afërmëve gjatë tureve të saj muzikor.

Këngëtarja rregullisht udhëton me avion në të gjithë botën për të promovuar muzikën e saj, gjë që e bën të vështirë qëndrimin pranë familjes, sidomos me të dashurin Lou Al-Chamaa.

“Jam një person emocional dhe jam shumë e ndjeshme për disa çështje të caktuara”, është shprehur Leona.

“Por kam fituar pavarësinë time duke lëvizur në vende të ndryshme, sepse zakonisht mbaja me vete familjen time shumë protektive dhe njerëzit përreth meje”, thotë këngëtarja. “Por shkoj në shtëpi sa herë mundem”, shton ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA