Kurbin, shkatërrohen 20 banesa

21/04/2010 20:30

Pas Thumanës edhe 20 shtëpi janë shembur në Fushë Mamurras, në Kurbin, nga Inspektoriati i Policisë Ndërtimore. Inspektorët janë mbështetur edhe nga policia.

Banorët kanë debatuar gjatë me drejtorin e Rrugëve Andi Toma, pasi sipas tyre vlerësimi i banesave ka qenë nën kosto. Sipas banorëve, ata nuk kanë marrë akoma lekët e tokës dhe të pemëve, ndërsa dy shtëpi banimi nuk janë përfshirë në listën e të shpronësuarve.

“Ku do të shkojmë ne. Nuk na keni dhënë lekë. S’kam ku të strehoj familjen”, ka deklaruar një banor.

Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe deputetët socialistë. “Asnjë nga banorët është kundër rrugës, por jemi kundër veprimeve të njëanshme”, ka deklaruar deputeti Gjovalin Kadeli.

Ndërsa drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi është shprehur se gjithcka që po nodh është konform ligjit.

“Ka kontestime nga pronarët e tokave dhe shtëpive për vlerësimin, por ligji e saktëson shumë qartë se ky proces mund të cohet në gjykatë nga banorët”, është shprehur Bojaxhi. Shtëpitë po shkatërrohen per t’i hapur rrugën ndërtimit të autostradës së re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA