Kosovë, BE, shqetësim për korrupsionin e krimin
21/04/2010 13:05
Bashkimi Evropian është i shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për BBC-në, shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Renzo Daviddi. Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë disa hapa për luftimin e këtyre dukurive, por u kërkoi autoriteteve vendore që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
Daviddi tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe para se të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.
Zyrtari evropian shprehu besimin se mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të BE-së nuk do ta rrezikojë perspektivën evropiane të Kosovës.
Top Channel