Heqja e vizave, Austria: Do t’ju mbështesim

21/04/2010 19:50

Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian që ka shprehur mbështetjen e saj për liberalizizmin e shpejtë të vizave me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm austriak, Mikael Shpindeleger bëri publik këtë qëndrim pas një takimi në Vjenë me ministrin e Jashtëm shqiptar Ilir Meta.

“Dua t’ju përgëzoj për të gjitha përpjekjet që keni bërë në një kohë shumë të shkurtër. Mendoj se po e trajtoni këtë çështje në mënyrë tepër konstruktive. Sigurisht që ne do t’ju mbështesim sepse ne mendojmë se liberalizimi i vizave është një proces i përkryer për qytetarët e Shqipërisë, për të ardhur në Evropë, për të qenë pjesë e këtij komuniteti. Ne do t’ju mbështesim në rrugëtimin tuaj drejt Evropës”, ka deklaruar Shpindeleger.

Dy ministrat e Jashtëm ndanë të njëjtin mendim se samiti i dy qershorit ne Sarajevë, ku shpresohet të bëhet shpallja e vendimit për liberalizimin e vizave, do të cojë përpara procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe reformave të brendshme të këtyre vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA