Të gjithë ata që duan të humbasin disa kilogramë nga pesha e tyre trupore dhe kanë vendosur të mbajnë dietë, do te bënin mirë sikur në të njëjtën kohë të merreshin edhe me aktivitete sportive.
Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, dieta, e vetme nuk jep rezultate. Këtë e bëjnë të ditur një grup shkencëtarësh nga “Oregon Health and Science University” në SHBA, të cilët kanë studiuar rastet e 18 shimjeve femra të llojit macaco rhesus.
Kafshët u ushqyen me yndyrna për shumë vite dhe më pas u vendosën në dietë me 30 % më pak kalori. Por edhe pas shumë muajsh në dietë, kafshët nuk kishin humbur asnje gramë. Në anën tjetër, një grup majmunësh që përvec dietës filluan edhe ushtrimet fizike, humbën disa kg.
“Ushqimi nuk është përherë i disponueshëm për qëniet humane ashtu si për të gjitha qëniet e tjera. Organizmi duket se ka organizuar një strategji të të sjellurit për t’iu përgjigjur këtyre frustracioneve. Rezultatet mund të jenë të dobishme për ata që po luftojnë obezitetin, sidomos fëmijët”, shprehet një prej shkencëtarëve.
Top Channel