Edhe pak muaj dhe për gjithsecilin prej tyre, do të nisë një jetë e re. Fundi i shkollës po afron dhe dilemat për gjithkënd sa vijnë e shtohen më shumë. Për gjimnazistët dhe ata që përfundojnë arsimin e mesëm në shkollat profesionale, këto muaj, janë ato të zgjidhjeve të mëdha. Ku do të jem në muajin shtator?

Kjo është edhe arsyeja se përse Dr. Glen Hockins ndodhet këto ditë në Shqipëri. Ai është këtu për të dhënë një zgjidhje të pëlqyeshme, e cila mund të jetë çelësi i suksesit për shumë të rinj, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në universitete të huaja.

Dr. Hockins është pedagog në CATS Cambridge. Qëllimi i ardhjes së tij në Tiranë nuk është thjesht një shëtitje pranverore në rrugët e kryeqytetit. Ai vjen këtu për të ofruar bursa për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar

CATS Cambridge është një nga shkollat më të sukseshme përgatitore në Angli. Në këtë institucion arsimor përgatiten studentë nga e gjithë bota, midis të cilëve edhe të rinj shqiptarë.  

Kjo është hera e dytë që CATS Cambridge vjen në vendin tonë. Por si ka lindur interesi i këtij insititucioni prestigjoz shkollor për Shqipërinë?

Dr. Hockins nuk ka ardhur i vetëm ne Shqipëri. Ai shoqërohet në këtë vizitë pune nga Besart Xhaferraj ish-student në CATS Cambridge, aktualisht student i shkencave ekonomike në London School of Economics.

Besarti nuk është studenti i vetëm shqiptar që është përgatitur në CATS Cambridge. Dr. Hockins ndihet i kënaqur me përgatitjen e studentëve të ardhur nga Shqipëria dhe shpreh konsideratën e tij të lartë për nivelin e përgatitjes që ata kanë

CATS Cambridge është një kolegj tejet i vecantë në llojin e tij. Por gjithmonë ka diccka që e bën edhe më të dallueshëm nga simotrat e tij

Për të gjithë ata të rinj shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar, CATS Cambridge do të jetë shumë shpejt në Shqipëri. Në muajin maj, ky institucion do të kryejë aplikimin e radhës, një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi.
 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA