Carla Bruni në filmin e Woody Allen
21/04/2010 00:30
Burime informative nga brenda stafit të produksionit të filmit më të ri të Woody Allen konfirmojnë pjesëmarrjën në xhirime edhe të Zonjës së Parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozi.
Filmi i regjisorit njujorkez do të xhirohet në pjesën më të madhe të tij në Francë dhe mes protagonistëve do të jetë edhe aktorja franceze Marion Cotillard.
Lajme kontradiktore u përhapën javët e fundit mbi pjesëmarrjën apo jo të Zonjës së Parë të Francës në filmin e Allen. Madje disa zëra njoftonin se ishte pikërisht aktorja franceze Cotillard ajo që i kish zënë vendin si protagoniste Carla Bruni-t.
Xhirimet e filmit do të nisin verën e ardhshme.
Top Channel