Grpi australian i muzikës rock, AC/DC i shton fuqi, intensitet dhe energji filmit “Iron Man” që do ta shfaqë premierën në Los Angeles në 26 prill.
Kolona zanore e filmit është firmosur nga banda e suksesshme në katër versione të ndryshme. “Ac/Dc: Iron Man 2” është në fakt një ablum me këngët më të mira të grupit të Angus Young, ku bëjnë pjesë 15 këngët më të bukura të karrierës së bandës.
Një prej versioneve është hedhur në një DVD 50 minutëshe, ndërsa tjetra në CD të dyfishtë. Albumi është paraprirë nga xhirimi i dy videove, “Highëay To Hell” dhe “Shoot To Thrill”, të dyja të xhiruara në Buenos Aires gjatë turneut “Black Ice World Tour”.
“Muzika është pjesë e integruar e aventurës së Tony Stark e Iron Man dhe jemi të lumtur që Columbia e AC/DC pranuan bashkëpunimin”, u shpreh përfaqësuesi i Marvel studios, Tim Connors.
Top Channel